Njësi e brendshme kondicioneri MultiSplit Artic A++ me WiFi
Hakson
KODI:
KODI:39484
Cmimi:
Disponueshmëria e marrjes nuk mund të ngarkohej
- Transport FALAS nē porositē mbi 5000 Lekē
Shpërndaje me dikë.
Hakson
Njësi e brendshme kondicioneri MultiSplit Artic A++ me WiFi
Hakson MultiSplit Artic është një zgjidhje kondicionimi për disa ambiente, ku një njësi e vetme e jashtme lidhet me disa njësi të brendshme. Kjo ju lejon të klimatizoni disa dhoma njëkohësisht, duke ruajtur një pamje më të pastër të fasadës dhe duke reduktuar numrin e njësive të jashtme.
Si funksionon: Një motorr i vetëm instalohet jashtë ndërtesës. Me të lidhen disa njësi të brendshme. Lidhja realizohet përmes tubacioneve të gazit ftohës dhe kabllove të kontrollit. Çdo njësi e brendshme mund të kontrollohet në mënyrë të pavarur, përfshirë temperaturën, shpejtësinë e ventilatorit dhe ndezjen/fikjen.
Avantazhet:
- Kërkon më pak hapësirë të jashtme, pasi përdoret vetëm një njësi e jashtme në vend të disa njësive.
- Kontroll individual për çdo ambient, duke mundësuar temperatura të ndryshme në dhoma të ndryshme.
- Efikasitet i lartë energjetik: Klasa e energjisë A++
- Kontroll i përshtatshëm: Mbështet Wi-Fi dhe komandim me telekomandë, për përdorim të thjeshtë dhe praktik të përditshëm.
Të dhëna teknike:

ID - ART..IDUM

TRANSPORTI FALAS NË POROSI MBI 5000 LEKË!