Sobë me dru Grande F
Victoria
KODI:
KODI:13199
Cmimi:
Disponueshmëria e marrjes nuk mund të ngarkohej
- Transport FALAS nē porositē mbi 5000 Lekē
Shpërndaje me dikë.
Victoria
Sobë me dru Grande F në ofertë
Victoria-05 Grande F është një sobë ngrohjeje dhe gatimi me dru, e projektuar për të ofruar ngrohtësi në ambient dhe njëkohësisht mundësinë e përgatitjes së ushqimeve. Me fuqi nominale 12 kW dhe rendiment rreth 76,9%, Grande F shfrytëzon nxehtësinë e djegies së druve për ngrohjen e drejtpërdrejtë të ambientit, gatimin në pllakën e sipërme dhe pjekjen e ushqimeve në furrën e integruar. Soba ka konstruksion metalik në ngjyrë antracit, veshje dekorative me pllaka qeramike dhe dyer me xham, të cilat mundësojnë monitorimin e djegies dhe të proçesit të pjekjes.
Karakteristikat kryesore:
- Fuqia nominale: 12 kW.
- Rendimenti termik: Rreth 76,9%.
- Klasa energjetike: A.
- Lënda djegëse: Dru zjarri.
- Furrë e integruar: Për pjekjen dhe përgatitjen e ushqimeve.
- Termometër furre: Për kontrollin e temperaturës gjatë pjekjes.
- Pllakë gatimi: Sipërfaqe metalike për gatim me nxehtësinë e druve.
- Dhomë djegieje: Me veshje të brendshme zjarrduruese.
- Dera e djegies: Me xham rezistent ndaj temperaturave të larta.
- Veshje dekorative: Pllaka qeramike në pjesët anësore.
- Kontrolli i djegies: Rregullim i furnizimit me ajër.
- Dalja e tymit: Ø150 mm.
-
Sirtar hiri: Për mbledhjen dhe pastrimin e mbetjeve të djegies.
Të dhëna teknike:
| Prodhimi i ngrohjes së hapësirës | kW | 12.00 |
| Përmasat: | ||
| gjerësia | mm | 614 |
| thellësia | mm | 597 |
| lartësia | mm | 1040 |
| Furra: | ||
| gjerësia | mm | 394 |
| thellësia | mm | 395 |
| lartësia | mm | 256 |
| Dhoma e djegies: | ||
| gjerësia | mm | 432 |
| thellësia | mm | 350 |
| lartësia | mm | 365 |
| Diametri i oxhakut | mm | 150 |
| Pesha neto | kg | 182 |

TRANSPORTI FALAS NË POROSI MBI 5000 LEKË!